Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA​Situatë e rëndë me reshjet në Mitrovicë

​Situatë e rëndë me reshjet në Mitrovicë

Reshjet e pandërprera të shiut mbrëmë dhe gjatë ditës së sotme në Mitrovicë kanë rënduar dukshëm gjendjen në këtë qytet. Dhjetëra shtëpi janë vërshuar në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, si pasojë e rritjes së nivelit të lumit Ibër. Rrugët në qendër të këtij qyteti janë të vërshuara dhe qarkullimi i automjeteve është vështirësuar tejmase. Situatë e rënduar është edhe pranë liqenit akumulues, ndërsa niveli është rritur edhe në lumenjtë Sitnicë e Lushtë dhe ka rrezik të dalë nga shtrati. Të gjitha ekipet përkatëse janë në terren duke u angazhuar në pastrimin e rrugëve. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Nexhat Uglanin, ka bërë të ditur për KosovaPress se gjysma e shtëpive të “Lagjes së boshnjakëve” janë vërshuar nga uji. “Gjysma e lagjes është nën ujë. Nesër kemi thirrë seancë urgjente për ta shpallur gjendjen e jashtëzakonshme”, ka thënë shkurt përmes telefonit Uglanin. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments