Situata meteorologjike në vend, rritje të temperaturave pas ditës së mërkurë

0
6

Sipas MeteoAlb, zonat veriore dhe qëndrore të territorit shqiptar do të mbeten sërish nën dominimin e vranësirave dhe shirave por me intensitet të ulët, ndërsa nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta dhe pikave të shiut do të paraqiten zonat jugore. Në majat e maleve do të ketë momente me flokë dëbore. Orët e pasdites vonë do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë. /tvklan.al