Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISistemi pagesave sipas BE, BB mbështet vendet e BP

Sistemi pagesave sipas BE, BB mbështet vendet e BP

Banka Botërore, po mbështet vendet e Ballkanit Perendimor të bëjnë përparim të dukshëm drejt përafrimit të sistemeve të tyre kombëtare të pagesave me standardet e BE-së. BB bën të ditur se, “gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, kanë nevojë për sisteme moderne pagesash për të patur rritje të qëndrueshme ekonomike”. Sipas BB-së, këto sisteme brenda vendit, ndihmojnë në përfshirjen financiare, minimizojnë përdorimin e parave të gatshme, zgjerimin e shërbimeve për mallrat dhe pagesat si dhe përshpejtojnë zhvillimin e teknologjisë financiare. Ndërsa në një rrafsh ndërkufitar, këto sisteme mund të nxisin bashkëveprimin dhe të minimizojnë koston dhe kohën e transaksioneve të tregtisë dhe dërgesave brenda Ballkanit Perëndimor dhe me Bashkimin Evropian. Lidhur me këtë fakt, Banka e Shqipërisë shprehet se, “Projekti i Modernizimit të Pagesave në Ballkanin Perëndimor po mbështet Shqipërinë për të formalizuar dhe zhvilluar më tej ekonomitë tona, për t’u lidhur me praktikat evropiane për të arritur objektivin tonë të përbashkët dhe qendror të integrimit në BE dhe për të përmirësuar shkëmbimet tregtare brenda gjashtë ekonomive tona dhe me Bashkimin Evropian”. “Mes shumë veprimeve konkrete, besojmë se me mbështetjen e këtij projekti të rëndësishëm, anëtarësimi i vendeve tona në SEPA dhe zbatimi i infrastrukturave të Pagesave Instant do të shënojë një zhvillim të rëndësishëm me rezultate të prekshme për qytetarët tanë, ekonomitë dhe rajonin”, thekson BSH-ja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments