Sistemi financiar, inflacioni dhe zhvillimet e pagesave kanë pasur progresin më të mirë dhe janë në momentin më të mirë gjatë këtyre viteve që Shqipëria ka pasur.

Kështu u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një videomesazh të publikuar në rrjete sociale teksa u ndal në zhvillimet kryesore makroekonomike gjatë vitit 2024 dhe pritjet për 2025.

Sejko tha se, “ekonomia si pasojë e ndikimit të treguesve pozitivë, ka pasur një rritje të konsiderueshme”

Sipas tij, parashikimet e Bankës së Shqipërisë por edhe të institucioneve ndërkombëtare në afatshkurtër dhe në afatmesëm, janë që do të kemi një rritje të mirë ekonomike midis 3.5 dhe 4%.

“Në lidhje me të ardhmen, parashikimet tona mbeten pozitive, mbështetur kryesisht nga zhvillimet pozitive në terma të rritjes së aktivitetit ekonomik”, deklaroi Guvernatori