Në Galerinë e Artit Tiranë është çelur ekspozita e piktorit Siro Muedini, i rikthyer për publikun me një ekspozitë vetjake, pas shumë viteve mungesë. Piktori Siro, sic edhe ka nënshkruar ai posterin e madh të kësaj ekspozite, sjell peizazhe, natyrë të qetë si dhe abstraksionizëm. Ekspozita titullohet “Rikthim” dhe prezanton 26 vepra të kuruara prej Ilir Kekos. Piktori është shprehur se, hapja e kësaj ekspozite në sallën e Galerisë së Artit Tiranë (GAT) i shkaktoi emocion të madh. 26 veprat e “Rikthim-it” rrëfejnë për etapa të ndryshme të rrugëtimit të piktorit. Ato janë një përzgjedhje punimesh të viteve të fundit. atsh