Friday, April 18, 2025
HomeSOCIALEEKONOMISipërfaqja e zonave të mbrojtura 524 mijë ha

Sipërfaqja e zonave të mbrojtura 524 mijë ha

Në vitin 2021 fondi pyjor dhe kullosor i Shqipërisë shtrihet në një sipërfaqe të përgjithshme prej 1.716.824 ha, duke përfaqësuar 59,7 % të sipërfaqes gjithsej të vendit. INSTAT publikoi raportin mbi statistikat e pyjeve, sipas të cilit, në këtë vit pyjet shtrihen në një sipërfaqe 1.146.724 ha, që përfaqëson 66,8 % të fondit pyjor dhe kullosor. Kullotat dhe livadhet zënë një sipërfaqe 448.750 ha ose 26,1 % të fondit pyjor dhe kullosor. Sipërfaqet më bimësi pyjore dhe joproduktive që janë pjesë e fondit pyjor, zënë një sipërfaqe 121.350 ha ose 7 % të këtij fondi. Në vitin 2021, janë përfshirë edhe sipërfaqet e pyjeve që ndodhen në zonat e mbrojtura dhe si rezultat ka një rritje prej 94.882 ha, krahasuar me vitin 2020. Sipas INSTAT-it, vëllimi i përgjithshëm i pyjeve, arrin në rreth 54.963.150 m³, nga të cilat 94 % e këtij vëllimi përbëhet nga pyjet publike dhe 6 % nga pyjet private. Në vitin 2021 ka pasur një rritje prej 117.576 m³, krahasuar me vitin 2020. Ndërsa sipërfaqja e zonave të mbrojtura në vitin 2021, llogaritet 523.831 ha, duke zënë 30 % të sipërfaqes së fondit pyjor dhe rreth 18 % të sipërfaqes së përgjithshme të vendit. Zonat e mbrojtura natyrore dhe turistike në vendin tonë, janë konsideruar si pjesë tokësore dhe ujore të mbrojtura për shkak të shumëllojshmërisë biologjike të pasurive natyrore dhe kulturore që ato ofrojnë. Sipërfaqen më të madhe të zonave të mbrojtura e zënë parqet kombëtare me 44 % të sipërfaqes gjithsej ndjekur nga rezervatet natyrore të menaxhuara me 32,3 %, peizazhet e mbrojtura me 18,6 %, zonat e mbrojtura të menaxhuara 3,5 %, rezervatet natyrore 0,9 % dhe monumente natyrore 0,7 %.http://ata.gov.al/2022/09/12/instat-siperfaqja-e-zonave-te-mbrojtura-ne-2021-gati-524-mije-ha/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ