Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior, doli këtë të hënë në një konferencë për media në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, ku ka folur për listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, si edhe për objektivat e kuqezinjve për këto dy sfida, që janë gjashtë pikët.
Tekniku brazilian, i cili debutoi në pankinën kuqezi më 27 mars kundër Polonisë, foli për 26 zgjedhjet e tij, ndërsa komentoi edhe mungesën e Klaus Gjasulës për dy sfidat e rëndësishme. Ndërsa iu përgjigj interesit të gazetarëve, trajneri Sylvinho foli edhe për dy rikthimet në kampin kuqezi, Muçi e Sadiku. lojën që pritet të zhvillojë Kombëtarja ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, situatën me dy portierët, Strakosha e Berisha si edhe foli për debutimin në ‘Air Albania’ kundër ekipit moldav më 17 qershor. ATSH