Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISigurimi i mjeteve në aksidente, primet rritje me 11.4 %

Sigurimi i mjeteve në aksidente, primet rritje me 11.4 %

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë tremujorit të parë të këtij viti arritën rreth 3 miliardë lekë, ose 9.82% më shumë se në periudhën janar – mars 2023. Të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregojnë se produkti “MTPL e brendshme”, që është sigurimi i mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta në periudhën janar – mars 2024, pati një rritje prej 11.42% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 11.11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Produkti “Karton jeshil” në periudhën janar – mars 2024 pati një rritje prej 1.28% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 23.11% krahasuar me periudhën janar – mars 2023. Produkti “Sigurim kufitar”, në periudhën janar – mars 2024, pati një rritje 8.91% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar – mars 2023. Edhe numri i kontratave u rrit me 12.82%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments