Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISigurimi i detyrueshëm motorik, primet rritje me 7.4 %

Sigurimi i detyrueshëm motorik, primet rritje me 7.4 %

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-gusht 2023 arritën rreth 9 miliardë lekë, ose 7.39 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Sipas raportit mujor të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) mbi ecurinë e tregut të sigurimeve, rritja më e lartë mes produkteve motorike, vihet re te produkti MTPL e brendshme Në periudhën janar-gusht 2023, pati një rritje prej 8.55% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.78% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Produkti “Karton jeshil”, siguracioni i detyrueshëm për mjetet me targa shqiptare që qarkullojnë jashtë territorit të Shqipërisë, në periudhën janar-gusht 2023 pati një rritje prej 3.26 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 45.38 % krahasuar me janar-gusht 2022. Produkti “Sigurim kufitar”, në periudhën janar-gusht 2023 pati një rritje 0.61 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me janar-gusht 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 12.52 %.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments