Ministri i Brendshëm Taulant Balla, inkurajon Policinë e Shteti të vijojë monitorimet përgjatë vijës bregdetare, në zonat liqenore dhe lumore të vendit, për të garantuar sigurinë e pushuesve. Në një reagim mëngjesin e kësaj të diele, përmes rrjeteve sociale, Balla publikon foto të punës monitoruese të policisë. “Mirëmëngjes dhe me punën e punonjësve të Policisë së Shtetit të cilët monitorojnë vijën bregdetare, zonat turistike liqenore dhe lumore të vendit, në kuadër të sezonit turistik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Ministri Balla, teksa kujton qytetarët që për çdo shtetësim të denoncojnë në numrin 112. Një ditë më parë, Balla mori detyrën e Ministrit të Brendshëm, duke zëvendësuar Bledi Çuçin. Pak orë pasi mori detyrën, Balla uroi policinë kufitare dhe atë bregdetare për punën monitoriese të zhvilluar. Një ditë më parë, policia bllokoi 20 mjete lundruese, pa dokumentacion Policia Kufitare dhe nga Njësia Policore Detare vijojnë verifikimet në të gjithë vijën bregdetare ndaj mjeteve lundruese për parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve. atsh
Siguria e pushuesve:Vijon monitorimi i mjeteve lundruese
RELATED ARTICLES