37 çadra dhe 68 shezlongë janë sekuestruar nga Policia e Vlorës sot në kuadër të operacionit “Plazh I Lirë”. Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Vlorës ka bërë me dije se vijon operacioni “Plazh i Lirë”. Në kuadër të këtij operacioni, që ka nisur nga Dhërmiu, duke vijuar në drjetim të jugut janë konstatuar 3 raste të pushtimit të hapësirave publike për t’i shfrytëzuar me qëllim fitimin. Gjatë operacionit u sekuestruan 37 çadra dhe 68 shezlongë. “Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: R. I., banues në Tiranë, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 15 çadra dhe 30 shezlongë; L. C., banuese ne Tirane, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 12 çadra dhe 24 shezlongë; E. A., banues në Tiranë, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 10 çadra dhe 14 shezlongë”, njofton Policia e Vlorës. “Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i paregjistruar”. Operacioni “Plazh i lirë” vijon.”, mbyll njoftimin Policia e Vlorës. atsh
“Plazhi i Lirë”, sekuestrohen 37 çadra dhe 68 shezlongë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on