Saturday, July 27, 2024
HomeSOCIALESHENDETESISi ndikojnë temperaturat e larta në cilësinë e gjumit

Si ndikojnë temperaturat e larta në cilësinë e gjumit

Vala e të nxehtit duket se ka ndikuar ndjeshëm në cilësinë e gjumit të njerëzve , sipas një studimi të ri i cili zbulon se në zonat ku temperatura i kalon 25 gradë Celsius, gjasat për të fjetur më pak se shtatë orë rriten me 3.5%. Në veçanti, sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Kolumbisë, gjatë orëve të mbrëmjes merkuri rritet më shpejt se gjatë ditës në shumicën e zonave të banuara, një fakt që trupi i njeriut e percepton. Duke përdorur modele klimatike globale për të parashikuar humbjen e mundshme të gjumit, studiuesit zbuluan se nëse emetimet e gazeve serrë vazhdojnë me të njëjtin ritëm, deri në vitin 2099 çdo person mund të humbasë mesatarisht 50 deri në 58 orë gjumë në javë . “Ne zbuluam se, në kushte normale të jetesës, njerëzit duket se përshtaten shumë më mirë me temperaturat më të ftohta të jashtme sesa me kushtet më të ngrohta”, tha Kilton Minor, një studiues në Universitetin e Kolumbisë Duhet të theksohet se, sipas studiuesve, cilësia e dobët e gjumit mund të rrisë lëndimet në punë, të shkaktojë probleme përqendrimi dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments