Rreth 62% e qytetarëve në Gjermani janë të pakënaqur me qeverinë e kancelarit Olaf Scholz, sipas një sondazhi të kryer nga instituti i sondazheve INSA për gazetën ”Bild am Sonntag”. Vetëm 25% e të pyeturve i dhanë Scholz një vlerësim pozitiv, tregoi sondazhi i publikuar sot. Vlerësimi i koalicionit të social-demokratëve të Scholz (SPD), Demokratëve të Lirë pro biznesit (FDP) dhe të Gjelbërve, ishte po aq i dobët Rreth 65% kishin një vlerësim negativ për punën e qeverisë federale, ndërsa 27% thanë se ishin të kënaqur. Sondazhi kërkoi një vlerësim të përgjithshëm të punës së koalicionit, jo vlerësim për tema specifike. Sipas ”Bild am Sonntag”, në një studim të krahasueshëm në fillim të marsit, 46% e të anketuarve ishin të kënaqur me punën e Scholz, ndërsa 39% thanë se ishin të pakënaqur me të. Rreth 44% thanë se qeveria e koalicionit po bënte një punë të mirë, ndërsa 43% nuk ishin dakord. Qeveria gjermane nën Scholz është përballur me sfida, si rritja e kostove të jetesës dhe rritja e çmimeve të energjisë si pasojë e luftës në Ukrainë.https://ata.gov.al/2022/08/21/berlin-shumica-e-gjermaneve-te-pakenaqur-me-scholz/
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on