Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREShumica e gjermanëve e kundërshtojnë rolin udhëheqës ushtarak në Evropë

Shumica e gjermanëve e kundërshtojnë rolin udhëheqës ushtarak në Evropë

Sipas rezultateve të një sondazhi të ri, shumica e gjermanëve nuk duan që vendi i tyre të marrë një rol udhëheqës ushtarak në Evropë. Sipas sondazhit, të kryer nga Fondacioni Korber, më shumë se gjysma e gjermanëve apo 54 për qind e tyre thanë se nuk duan që qeveria e tyre të ndjekë një politikë të jashtme më aktive, ndërsa 71 për qind thanë se janë kundër ambicieve të qeverisë për të marrë një rol udhëheqës për mbrojtjen e Evropës. Sondazhi shqyrtoi qëndrimet e qytetarëve gjermanë për çështjet më urgjente të politikës së jashtme. Sipas sondazhit, shumica e gjermanëve janë kundër një politike të jashtme më të militarizuar, por mbështesin përpjekjet diplomatike për të gjetur zgjidhje paqësore për konfliktet ndërkombëtare. Më shumë se tre e katërta thanë se angazhimet ndërkombëtare të Gjermanisë duhet të jenë diplomatike, ndërsa vetëm 12 për qind thanë se mbështesin përfshirjen e forcave ushtarake gjermane në konfliktet e huaja. Sondazhi po ashtu tregoi se 57 për qind e gjermanëve besojnë se ndikimi ndërkombëtar i Gjermanisë është zbehur në të vërtetë gjatë dy viteve të fundit, respektivisht që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë në mars të vitit 2022. Sondazhi u krye në datat 06-12 shtator në bashkëpunim me institutin kërkimor Kantar Public.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ