Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici deklaroi sot se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri. Në deklaratë e përditshme për mediet, Bici theksoi se janë shuar plotësisht 20 vatra zjarri në të gjithë vendin nga efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore dhe forcat vullnetare. “Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në fshatin Goriçan, bashkia Dimal, fshatin Muçaj dhe fshati Marikaj, bashkia Vorë, fshatin Vorrozen dhe në lagjen nr. 5, bashkia Kavajë, fshatin Vakuf, bashkia Dibër, lagjen Zinxhira, bashkia Gjirokastër, fshatin Mursi, bashkia Konispol, fshatin Rranxa dhe fshati Barbullush, bashkia Vau-Dejës, fshatin Shirokë-Zogaj, fshati Vilëz dhe në lagjen “Dobraç, bashkia Shkodër, shatin Delaj, fshatin Vukpalaj dhe fshatin Culaj, bashkia Malësi e Madhe, në njësinë administrative Pukë, bashkia Pukë, fshatin Kurçelaj, bashkia Klos, fshatin Ploçë, bashkia Selenicë dhe fshatin Veribob, bashkia Fier”, tha ajo. Po ashtu Bici shtoi se “në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 442 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 47 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter. Helikopteri ka operuar në fshatin Ndërshen, Bashkia Mirditë dhe në fshatin Halil, Bashkisë Krujë”. Në vijim, Bici u shpreh se mbeten aktive 6 vatra zjarri në të gjithë vendit dhe vazhdon puna nga toka dhe ajri për shuarjen e plotë të tyre. “Aktualisht janë aktive vatrat në fshatin Ndërshën bashkia Mirditë, fshatin Halil bashkia Krujë, fshatin Velçan bashkia Berat, fshatin Bogë bashkia Malësi e Madhe, fshatin Qukës Skënderbej bashkia Prrenjas. Për shuarjen e këtyre vatrave gjatë ditës së sotme janë angazhuar forcat në nivel vendor dhe qendror si dhe kapacitetet nga toka dhe ajri”,http://ata.gov.al/2022/07/27/bici-shuhen-plotesisht-20-vatra-zjarri-442-forca-ne-terren/