Gjithnjë e më shumë, turistët zgjedhin t’a vizitojnë vendin tonë me rulota pasi këtë e shohin si një mundësi më të mirë për të eksploruar me tepër natyrën . Kur udhëtojnë për në Sarandë, qëndrimin e parë, ata e bëjnë në syrin e kaltër ku qëndrojnë për disa ditë dhe më pas largohen edhe në pika të tjera furistike.
“Kemi zgjedhur ta vizitojmë Shqipërinë me rulot pasi mund të qëndrojmë ku të duam. Në këtë mënyrë shijojmë edhe më shumë natyrën. Po qëndrojmë këtu prej disa ditësh më pas do të largohemi për në Himarë” .
“Është bukur të udhëtosh me rulot, është njësoj sikur e ke shtëpinë me vete dhe çdo gjë tjetër që të nevojitet. Në këtë mënyrë mund të qëndrojmë ku të kemi dëshirë dhe me kosto shumë herë më të ulët”.
Të ardhur nga vende të ndryshme të botës, turistët vlerësojnë bukuritë natyrore dhe kushtet e përshtatshme klimaterike për pushime në çdo stinë stinë të vitit me rulotat e tyre.
“Kemi kaluar nga një rrugë që kishte pamje të mahnitshme plot gjelbërim dhe fshatra anës saj me objekte kulti qe japin një panoramë piktoreske. Tani po qëndrojmë tek Syri i Kaltër, natyra është mbresëlënëse.
“Shqipëria është shumë e bukur, ndaj dhe e kemi zgjedhur. Do të vizitojmë edhe disa site arkeologjike pasi i kemi parë ato në fotografi dhe na janë dukur shumë interesante”.
Duke parë që numri i turistëve me rulota nga viti në vit po rritet, banorët po hapin kampera ku ata mund të organizojnë qëndrimin e tyre.