Saturday, November 23, 2024
HomeMJEDIS“Shtegu i Goricës”, tjetër atraksion turistik në Berat

“Shtegu i Goricës”, tjetër atraksion turistik në Berat

Beratit i është shtuar një atraksion i ri turistik, Shtegu i Goricës, i cili ofron mundësi për shëtitje eksploruese për të gjithë të apasionuarit e natyrës. Në këtë shteg është vendosur edhe një pikë vrojtimi me konstruksion druri për vizitorët. Shtegu ndodhet mbi kodrën e lagjes “Goricë” dhe pamja që shfaqet në ngjitje të tij është e mrekullueshme.

Në këtë shteg ndodhen edhe rrënojat e kalasë së Goricës, të cilat datojnë që në gjysmën e parë të shekullit III. Shtimi i kërkesave të vizitorëve për itinerare natyrore të reja ka bërë që të hapet edhe ky shteg dhe të vendoset në udhërrëfyesit që u ofrohen vizitorëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments