Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREShtatorja e Skënderbeut do të vendoset në Tuz të Malit të Zi

Shtatorja e Skënderbeut do të vendoset në Tuz të Malit të Zi

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njoftoi se shtatorja i heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të vendoset edhe në komunën e Tuzit, në Mal të Zi. Kryetari i kësaj komune, Nik Gjeloshaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, udhërrëfyesi i kombit shqiptar, kryeheroi dhe frymëzimi ynë i fuqisë dhe trimërisë, krenaria e qëndresës dhe bashkimit të shqiptarëve, do të vendoset në vendin më të bukur që ka Malësia, në sheshin qendror dhe njëkohësisht edhe sheshi do të fitojë emrin “Sheshi Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. “Në këtë mënyrë, Skënderbeu nderohet duke e respektuar të kaluarën por edhe të shërbejë që të jetë aty ku gërshetohen e ardhmja dhe zhvillimi”, shkruan Gjeloshaj. Bëhet me dije se Kuvendi Komunal i Komunës së Tuzit e ka miratuar vendimin për vendosjen e shtatores së Skënderbeut pa asnjë votë kundër. Nik Gjeloshaj ka deklaruar se, përmendorja e kryeheroit të shqiptarëve, do të realizohet në bashkëpunim me diasporën shqiptare të Malit të Zi dhe do të vendoset në sheshin e financuar nga kryeqendra e shqiptarëve, Tirana. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments