Monday, March 17, 2025
HomeSOCIALESHBA: Avokati i Popullit, rol në ruajtjen e transparencës e ndershmërisë

SHBA: Avokati i Popullit, rol në ruajtjen e transparencës e ndershmërisë

Rinovimi i anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishin në fokus të takimit të zhvilluar të hënën mes Të Ngarkuarit me Punë të SHBA, Demian Smith dhe Të Ngarkuarit me Punë të BE-së Alexis Hupin dhe Avokates së Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA në Tiranë konfirmon dhe një herë për institucionin e Avokatit të Popullit për të ruajtur rolin kritik të institucionit në sigurimin e konkurrencës së bazuar në merita, të ndershme dhe transparente. “I Ngarkuari me Punë i SHBA Demian Smith dhe I Ngarkuari me Punë i BE-së Alexis Hupin u takuan së bashku me Avokaten e Popullit të Shqipërisë, znj. Erinda Ballanca, sot, për të diskutuar procesin e rinovimit të anëtarëve jo-magjistratë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Ata theksuan rolin kritik të Avokatit të Popullit në sigurimin e konkurrencës së bazuar në merita, të ndershme dhe transparente për anëtarët e rinj jo-magjistratë të KLGJ dhe KLP. Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacioni i Bashkimit”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë. Më herët SHBA theksoi rëndësinë e plotësimit të vakancave në dy këshillat, që janë bazë e drejtësisë së re, produkt i reformës në drejtësi të ndërmarrë në vendin tonë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ