Numri total i mjeteve rrugore që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë në fund të 2023-shit rezultoi 867 765, nga 796 438 mjete të regjistruara në 2022, duke shënuar një rritje me 9 %.
Të dhënat flasin për një moshë të madhe të flotës së automjeteve në vendin tonë, ku rreth 49.5% e mjeteve kanë një moshë mes 11 dhe 20 vitesh dhe 42.1 % mbi 20 vite.
Po ashtu, vërehet një përqendrim i automjeteve në kryeqytet, ndërkohë që edhe qytetet e tjera referuar statistikave kanë shtuar flotën e tyre.
Referuar treguesve shqiptarët vazhdojnë të mbeten besnikë ndaj markave gjermane të mjeteve.
Marka “Mercedez Benz” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore me 18 %, e ndjekur nga marka “Volkswagen” me 15.8 % dhe “Daimler Chrysler” 8.8 %.