Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, POR kalime të lehta të vranësirave pritet të ketë në zonat malore. Ndërsa pasditja dhe orët vijuese do të sjellin në vendin tonë shtim gradula të vranësirave të cilat do të mund të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore në zonat Veriore dhe Lindore. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.