Rritja në mënyrë dramatike e çmimeve po i bën gjermanët të shtrëngojnë rripat dhe të ndryshojnë zakonet e tyre të blerjeve në mënyra të shumta, sipas një sondazhi nga kompania e kërkimit të tregut ”NielsenIQ”. Mbi gjysma e konsumatorëve (52%) blejnë vetëm produkte që u duhen vërtet, bazuar në anketimin e më shumë se 10 000 qytetarëve. Rreth 44% thanë se po arrijnë të bëjnë pa produkte “që janë argëtuese ose luksoze”, 31% po përpiqeshin të reduktonin vizitat në restorante dhe të hanin në vend të kësaj në shtëpi. Rreth 30% e të anketuarve u pajtuan me pyetjen “A bleni më pak?”. “Njerëzit po përdorin gjithashtu shumë strategji të tjera kursimi. Ata krahasojnë çmimet më shumë, i kushtojnë më shumë vëmendje ofertave speciale, kalojnë në produkte më të lira ose blejnë më shpesh me oferta”, tha eksperti i ”NielsenIQ”, Lothar Staiblin. Shumë konsumatorë po ndryshojnë edhe zakonet e tyre të konsumit, për shembull duke zëvendësuar gjalpin me margarinë dhe ujin mineral me ujin e çezmës. Sipas sondazhit, vetëm rreth 10% e popullsisë nuk është aspak të shqetësuar për inflacionin – kryesisht ata me të ardhura të larta.https://ata.gov.al/2022/11/26/fokus-inflacioni-i-larte-ndryshon-natyren-e-blerjeve-te-gjermanet/
Inflacioni i lartë ndryshon natyrën e blerjeve te gjermanët
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on