Thursday, March 20, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIShqipëria turistike në pavionin e Amerikës së jugut

Shqipëria turistike në pavionin e Amerikës së jugut

Shqipëria turistike është promovuar edhe në pavionin e Amerikës së Jugut gjatë panairit ndërkombëtar “FITUR” në Madrid. “Shpresoj vërtetë që Shqipëria të jetë udhëtimi im i ardhshëm, sepse sa më shumë shoh nga Shqipëria, aq më shumë dua të shkoj, sidomos në malet e saj të mrekullueshme”, u shpreh një i ri. Një tjetër turiste e huaj konfirmoi se do të udhëtojë drejt vendin tonë këtë verë, e interesuar veçanërisht për plazhet, zonat arkeologjike dhe trashëgiminë e qyteteve historike. “Ne u dashuruam nga udhëtimi në Shqipëri sepse na u duk një destinacion shumë i bukur, me qytete të mrekullueshme si Berati. Ne pëlqyem shumë Alpet shqiptare, ishin pjesa ime e preferuar, por edhe plazhet në jug ishin te mrekullueshme. Kështu që ju rekomandojmë të vizitoni Shqipërinë”, u shprehën dy turistë të tjerë. Një tjetër i ri u shpreh se ka qëndruar në Shqipëri për tre muaj si nomad dixhital dhe për të Shqipëria është kthyer në një vend të preferuar, me natyrën autentike të paprekur, të egër në veri, por edhe me ushqimin gjithashtu. Përveç ushqimit, natyrës dhe plazheve, një çift të rinjsh vlerësojnë po ashtu Tiranën me jetën e saj të natës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ