Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në nder të Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit, e veçanërisht të të gjithë përkthyesve shqiptarë, përgjatë gjithë muajit shtator, solli në vëmendje punën e shumë prej përkthyesve më të spikatur. QKLL u shprehu mirënjohjen të gjithë përkthyesve, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku e vuri theksin tek rrjeti Traduki, pjesë e të cilit është dhe Shqipëria. Ky rrjet ka bërë që shqipja të jetë më e pranishme në rajon. Falë aderimit në rrjetin Traduki, një hapësirë e rëndësishme komunikimi ku marrin pjesë Austria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, Kosova, Kroacia, Lihtenshtejn, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Serbia, Sllovenia, dhe Zvicra, libri shqip është më i pranishëm. Me anë të librave, përkthimeve dhe projekteve letrare, TRADUKI lidh Europën Juglindore me letërsinë e vendeve gjermanishtfolëse, si dhe letërsinë e vendeve të Europës Juglindore mes njëri-tjetrit. Falë Tradukit ekziston një shkëmbim intensiv dhe i frytshëm midis gjuhëve dhe letërsisë, lexuesve, botuesve dhe skenave letrare në katërmbëdhjetë vende europiane. Ajo çka filloi si një eksperiment në vitin 2008, tani është shembull i gjallë i bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar shumëpalësh, duke ndërtuar ura përtej kufijve. Rolin kyç në këtë strukturë tashmë të konsoliduar e luajnë përkthyesit, puna e paçmuar e të cilëve, si ndërmjetës kulturor, i ka dhënë emrin Traduki-t. Sot kujtojmë figura të ndritura që i dhanë shumë letërsisë dhe gjuhës shqipe si Fan Noli, Gjon Shllaku, Fishta, Kuteli, Kokona, Bllaci, Robert Shvarc, Jusuf Vrioni, Amik Kasoruho, Mira Meksi e dhjetëra të tjerë.https://ata.gov.al/2022/09/30/shqiperia-pjese-e-rrjetit-traduki-gjuha-shqipe-e-pranishme-ne-rajon/
Shqipëria pjesë e rrjetit Traduki,
RELATED ARTICLES