Për herë ta parë Shqipëria merr pjesë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore, që do të mbahen në Torino nga data 7 deri më 16 mars 2025.

Vendi ynë, për herë të parë në historinë e sportit shqiptar, do të përfaqësohet me 6 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale, në 3 disiplina sportive dimërore.

Atletët shqiptarë do të marrin pjesë në disiplinat: ski alpine, cross country skiing dhe snowshoeing.