Sipas MeteoAlb: Orët e paradites do të MBIZOTEROHEN nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në të gjithë territorin POR pas-mesditës dhe në vijim; do të shfaqen vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin KU në zonat verilindore do të krijojnë mundësi për rrebeshe afat-shkurtra shiu; Parashikohet që të njëjtta kushte meteorologjike të na shoqërojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; 1°C temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Kukësit deri në 23°C do të jetë vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Berat dhe Elbasan.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.




