Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Premte,16 Qershor 2023

Shqipëria Moti-E Premte,16 Qershor 2023

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë në vendin tonë duke kushtezuar alernime kthjellimesh dhe vranesirash KU here pas here vranësirat do të zhvillohen duke gjeneruar shira afat-shkurtër. Në zonat malore verlindore dhe jugindore shirat do të jenë në formë rrebeshi. Disi më të favorizura do të jenë zonat bregdetare KU priten vetëm momente me pika shiu. Gjatë natës do të mbetemi nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe shirave të izoluara në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante gjatë orëve të mëngjesit POR mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtim permanent Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments