Gjatë orëve të paradites; Vendi ynë MBETET nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, POR herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Ndërsa; orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, KU në zonat malore pritet grumbulklim i tyre POR mundësia për reshje është thuajse zero. Nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do të vijojë moti edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në mëngjes POR rriten sërisht në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi DERI në 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Shqipëria Moti-E Mërkurë,13 Shtator 2023
RELATED ARTICLES