Një stuhi e fuqishme që përfshiu Libinë lindore mund të ketë shkaktuar vdekjen e mijëra personave dhe dëme masive në shtëpi, diga dhe rrugë, tha sot një zyrtar. Kryeministri i caktuar dhe ministri i Financave i një prej qeverive rivale në vendin e përfshirë nga lufta civile, Osama Hammad tha se mund të jenë vrarë mbi 2 000 persona. Ai shtoi se disa qytete ishin shkatërruar tërësisht. Por, një zyrtar ushtarak në rajonin më të goditur tha se numri i të vdekurve ishte shumë më i lartë dhe paralajmëroi se mijëra të tjerë janë raportuar të zhdukur. Zëdhënësi i Ushtrisë Kombëtare Libiane (LNA) gjeneral-major Ahmed al-Mismari tha se rreth 2 000 persona kishin vdekur në qytetin lindor të Dernas. “Ndërsa 5 000- 6 000 persona janë raportuar të zhdukur”, tha ai në një konferencë për shtyp. “Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet”, sipas burimeve mjekësore në Derna. “Dy diga në qytet janë shembur”, tha këshilli në faqen e tij në Facebook.
Mijëra të vdekur pas stuhisë së fuqishme në Libi
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on