Saturday, May 11, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Mërkurë,13 Mars 2024

Shqipëria Moti-E Mërkurë,13 Mars 2024

Qarkullimi i masave ajrore nga veri-veriperëndimi i Europës do të bëjë që; territori Shqiptar; të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar reshje të pakta shiu si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore në lartësinë mbi 900 metra. Parashikohet që; orët e pasdites të vijojnë më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin POR më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht RENIE në vlerat minimale POR mbeten kostante vlerat e mesditës duke u luhatur nga 2°C vlera minimale në Ersekë deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit dhe Sarandës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments