Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa nga Jugperëndimi i Europës; do të sjellin në vendin tonë; prezencë të vranësirave dhe shirave KU më të dendura shirat do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore duke bërë që herë pas-here të jenë në formë shtrëngate; Orët e pasdites dhe natës; do të vijojnë me shira në gjysmën Lindore duke lënë pjesën tjetër të territorit me vranësira të shpeshta POR pa-reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga; 6°C temperatura më e ulët e shënuar në Pukë NDERSA maksimumi do të ngjitet deri në 23°C përkatësisht në qarqet; Elbasan dhe Berat.
Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det; duke arritur shpejtësinë 70 km/h nga drejtimi kryesisht JUGOR; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.


