Sipas MeteoAlb: Deri pas-mesditës; vendi ynë në një pjesë të mirë të territorit do të jetë në dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta POR në zonat malore përgjatë kufirit Lindor vranësirat do të jenë disi më të dukshme; Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të jetë prezente deri pasdite vonë; KUR pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në lartë në ajër në të gjithë zonën malore Lindore POR nuk priten reshje;
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të lehtë të tyre duke u luahtur nga; 14°C temperatura më e ulët deri në 35°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarqet Elbasan dhe Tiranë.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi Verior kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgezim 3 – 4 ballë.




