Sipas MeteoAlb: Shqipëria; gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të jetë në dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta POR në shtrirjen Lindore vranësirat do të jenë disi më të dendura; Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të jetë prezente deri pasdite vonë; KUR pritet shtim i vranësirave nëpër territor KU në zona të izoluar në Veri të Shqipërisë dhe Lindje – Juglindje do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu. Mbrëmja dhe nata do të jenë kryesisht me kthjellime dhe vranësira të pakta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore tyre duke u luahtur nga; 13°C temperatura më e ulët deri në 33°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarqet Elbasan dhe Tiranë.
Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgezim 1 ballë.




