Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh të pakta dhe vranësirash të shpeshta, KU më të fokusuara do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore të vendit tonë. Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të përkohëshëm të vranësirave në të gjithë territorin, duke gjeneruar reshje shiu. Pritet që më të dukshme reshjet të jenë në zonat Veriore. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 29°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.