Sipas MeteoAlb: Qarkullimi i masave ajrore të qëndrueshme më origjinë Perëndimore; do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në territorin Shqiptar; mot të kthjellët gjatë gjithë paradites POR orët e pasdites do të kenë prezencë të vranësirave në territor të cilat më të dukshme priten në zonat Lindore – Juglindore duke rrezikuar reshje të pakta dhe të përkohëshme shiu; Orët e mbremjes do të ri-sjellin sërisht motin e kthjellët në të gjithë territorin e vendit POR lagështira në ajër do të mbetet mjaft e lartë.
Temperaturat e ajrit do të VIJOJNE të rriten duke luhatur vlerat ditore nga; 16°C temperatura më e ulët deri në 36°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë.




