Edhe të dielën; vendi ynë do të MBIZOTEROHET nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë; si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore – Veriperëndimore që kanë depërtuar drejt Ballkanit. Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat përvec kthjellimeve do të kenë herë pas – here vranësira të shpeshta POR nuk priten reshje; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale POR ulen maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi JUGOR; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.