Territori Shqiptar vijon të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje. Parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në orët e para të ditës në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa në vijim priten kalime të pakta vranësira KU më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.