Friday, May 16, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIShqipëria e Kroacia njohin pensionet

Shqipëria e Kroacia njohin pensionet

Shqipëria dhe Kroacia kanë finalizuar me sukses marrëveshjen kuadër dhe atë administrative për njohjen e pensioneve të qytetarëve në të dy vendet. Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën të ditur se marrëveshja në fushën e sigurimeve shoqërore u nënshkrua në Kroaci Delegacioni shqiptar u kryesua nga Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani, ndërsa delegacioni kroat u kryesua nga Melita Čičak, Drejtor i Sistemit të Pensioneve. Rreth 3 mijë shtetas shqiptarë do të përfitojnë nga kjo marrëveshje e cila do të hyjë në fuqi pasi të ratifikohet nga Parlamentet respektive. Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptarë, me qëllim që puna e tyre të njihet dhe të garantohet me ligj.https://ata.gov.al/2022/12/08/shqiperia-e-kroacia-finalizojne-marreveshjen-per-njohjen-e-pensioneve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments