Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural përmes programit IPARD II ka nënshkruar 174 kontrata ku sipërmarrësit janë të rinj, të cilët kanë arritur të ndërtojnë aktivitete të suksesshme. Sipas AZHBR-së, programet subvencionuese parashikojnë masa ku ata kanë prioritet dhe projektet e tyre përqindje më të lartë mbështetjeje në vlerësim. “Në Ditën Kombëtare të Rinisë janë ata të cilët flasin ndërsa ne i mbështesim dhe krenohemi me arritjet e tyre. Të rinjtë në sipërmarrje, ka qenë dhe mbetet një prioritet i politikave subvencionuese, përmes të cilave synohen nismat dhe përfshirja e tyre në sektorin bujqësor”, thekson AZHBR në një postim në rrjetet sociale. AZHBR së bashku me Youth Albania zhvilluan edhe një cikël trajnimesh me të rinjtë, për informimin mbi mundësitë që jep sektori bujqësor. “Të ndihmojmë në zgjedhjet dhe orientimin e të tyre pasi janë të rinjtë që ndërtojnë të ardhmen”, tha AZHBR.https://ata.gov.al/2022/12/08/azhbr-74-kontrata-nga-ipard-ku-sipermarresit-jane-te-rinj/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on