Shqipëri-Zvicër, bashkëpunimi 2025-2028 me fokus tek infrastruktura dhe klima

0
3

Sipas njoftimit zyrtar, Zvicra mbetet e përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të zhvillimit deri dhe pas vitit 2028, veçanërisht përmes instrumenteve të bashkëpunimit për zhvillimin ekonomik të financuara nga SECO, duke promovuar një rritje ekonomike miqësore ndaj mjedisit dhe klimës, dhe sociale. Mbështetja e SECO-s mbulon fusha të tilla si forcimi i institucioneve financiare, stabiliteti makroekonomik, rritja e sektorit privat, një mjedis të favorshëm biznesi dhe tranzicionin e gjelbër.

Kjo përshtatje në prioritetet e Zvicrës pasqyron gjithashtu progresin e konsiderueshëm të Shqipërisë drejt integrimit evropian, i cili çon në modalitete të reja të bashkëpunimit për zhvillim. Zvicra do të sigurojë që bashkëpunimi i saj t’i përshtatet këtij progresi aktual dhe të mbetet në linjë me aspiratat ekonomike të Shqipërisë. Një fokus të rëndësishëm do të vazhdojë të ketë ofrimi i ekspertizës nga qendra zvicerane të kompetencës dhe krijimin e partneriteteve ndërmjet institucioneve zvicerane dhe shqiptare.

“Programi aktual i bashkëpunimit zviceran në Shqipëri financohet nga SDC dhe SECO dhe ka një vëllim vjetor prej rreth 25 milionë franga zvicerane, që mbulon qeverisjen demokratike, zhvillimin ekonomik, shërbimet e infrastrukturës dhe shëndetësinë.

Zvicra do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerët e saj për të lehtësuar këtë tranzicion në mënyrë të strukturuar, duke ndërtuar mbi arritjet e mëparshme dhe duke mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Zvicra vlerëson partneritetin e saj të gjatë me Shqipërinë dhe pret të vazhdojë bashkëpunimin në fusha kyçe me interes të përbashkët,” thuhet në njoftimin për shtyp të Ambasadës së Zvicrës në Tiranë.