Monday, March 17, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREShqipëri-Mali i Zi stërvitje të përbashkët ushtarake

Shqipëri-Mali i Zi stërvitje të përbashkët ushtarake

Shqipëria dhe Mali i Zi, prej pesë ditësh po zhvillojnë një stërvitje ushtarake të përbashkët. Stërvitja synon rritjen e aftësive profesionale dhe koordinimin luftarak, në kuadër të rritjes së sigurisë në kufirin lindor të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO). Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ndau në rrjetet sociale foto nga stërvitja që po zhvillohet mes forcave ushtarake të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Peleshi shkruan se kjo stërvitje siguron që efektivët e dy vendeve të jenë të përgatitur për misionet e ardhshme të Aleancës së NATO-s. “Në kuadër të stërvitjes “Enhanced Vigilance Activity”, trupat tanë të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, prej 5 ditësh po stërviten me efektivë të Forcave të Armatosura të Malit të Zi”, shkruan Peleshi.

“Kjo stërvitje përqendrohet në rritjen e aftësive profesionale dhe koordinimin e veprimeve luftarake në përputhje me detyrat e Grup-Batalionit të NATO-s në kufirin lindor”, vijon Peleshi. “Përgatitja e trupave për misionet në kuadër të NATO-s, siguron që efektivët të jenë të përgatitur për të kryer detyrat e tyre në situata dhe terren të ngjashëm me ato që do të hasin në misionin e ardhshëm”, përfundoi ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ