Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAShqipëri-Kosovë, konsultime në fushën e diplomacisë dhe diasporës

Shqipëri-Kosovë, konsultime në fushën e diplomacisë dhe diasporës

Shqipëria dhe Kosova zhvilluan në Tiranë konsultime dypalëshe në fushën e diplomacisë publike dhe diasporës.

Konsultimet u zhvilluan në rang zv/ministrash të Jashtëm dhe zv/Ministrash të Arsimit.

Zv/ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Artemis Malo bëri sot të ditur se në takim u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm me diasporën, përpjekjet e përbashkëta të dy shteteve në ruajtjen e identitetit kombëtar përmes arsimimit dhe përdorimit të gjuhës amtare, ruajtjen dhe promovimin e vlerave dhe trashëgimisë kombëtare, si pjesë e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Malo theksoi se linjat kryesore të angazhimit dhe synimet themelore të punës së përbashkët me diasporën, janë detyrime që rrjedhin nga marrëveshjet e përbashkëta qeveritare mes dy vendeve tona.

“Në takim u dakordësua për angazhimet e mëtejshme të dy vendeve në harmonizimin dhe përmirësimi i legjislacionit përkatës, për ta përshtatur me kushtet aktuale të mërgatës shqiptare; rritjen e standarde të përbashkëta të rekrutimit të mësuesve në diasporë; bashkëfinancimin e projekte dhe programe të miratuara nga institucionet përgjegjëse të palëve”, tha Malo.

Po ashtu, ajo theksoi se në fokus ishin organizimet e përbashkëta në fushatat sensibilizuese dhe promovuese për/me diasporën; dixhitalizimi i kurikulave të teksteve shqip në diasporë; partneritet dhe përpjekje të përbashkëta midis universiteteve të Tiranës dhe Prishtinës, për certifikimin e gjuhës shqipe; përpjekje të përbashkëta për të mbrojtur gjuhën shqipe në kornizën e gjuhëve evropiane.

Në përfundim të konsultimeve dypalëshe, Malo theksoi se u ra dakord për ngritjen e grupeve të punës, me ekspertë të ministrive përgjegjëse për të avancuar me projektet e mësipërme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ