Peci: Kemi shpërndarë 24.5 milionë euro për bujqit V.Thaçi/ RTKLive Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvilllimit Rural, Faton Peci pwrmes një konference për media njoftoi se për një periudhë dy javore MBPZhR-ja ka proceduar për pagesë gjithsej 24.9 milionë Euro për bujqit përfitues në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022/ Subvencione. “Që nga data 16 gusht e deri më sot, nga mjetet e ndara nga subvencionet kanë përfituar 16,593 aplikues. Ndërsa, edhe ditëve në vijim do të vazhdojmë me procesimin e mjeteve për përfituesit e tjerë në kuadër të këtij programi, deri në përfundim të plotë të të gjithë atyre që përfituan nga fondet e MBPZhR-së nga ky program”, tha Peci. Ai poashtu njoftoi se është mbyllur periudha e aplikimit për Programin për Zhvillim Rural / Grante në bujqësi në vlerë prej mbi 26 milionë euro dhe nga mesi i javës që vijon, do të fillojnë me procesin e vlerësimit të projekteve. MBPZhR-ja, përmes njoftimeve për kultivuesit e grurit ka bërë thirrje që dëshmia për sasinë e dorëzuar të grurit dorëzohet në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në Komunat përkatëse deri më 02 shtator 2022 në ora 16:00. Pagesa për këtë kategori, në vlerë prej 0.03 €/kg, do të realizohet pas kësaj date si pagesë e veçantë për të gjithë aplikuesit të kulturës së grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit, bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022, konkretisht Udhëzimin Administrativ Nr.02/2022.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615370