Sipas Raportit të Transferimeve Globale të FIFA-s, shpenzimet e transferimeve ndërkombëtare thyen rekord në vitin 2023. Në vitin 2023, 9,63 miliardë dollarë u shpenzuan për transferimet ndërkombëtare, 48,1 për qind më shumë nga 6,5 miliardë dollarë sa u harxhuan në vitin 2022. Në vitin 2023 janë bërë 74.836 transferime ndërkombëtare, gjithashtu një rekord i të gjitha kohërave. Ndërsa vetëm 10 transferimet e lojtarëve më të mirë përbënin më shumë se 10 për qind të shumës totale të shpenzuar për tarifat e transferimeve në vitin 2023, 100 transferimet e para të lojtarëve përbënin më shumë se 45 për qind të të gjitha parave të shpenzuara për tarifat e transferimeve.
– Vendeve që shpenzuan më shumë në tarifa transferimi Teksa Anglia ishte vendi që shpenzoi shumën më të lartë të parave për transferimet e futbollistëve ndërkombëtarë vitin e kaluar, me 2,956 miliardë dollarë, Gjermania ishte vendi që fitoi shumën më të lartë të parave në transferime, me 1,2 miliard dollarë. Klubet e Arabisë Saudite u renditën të tretat në mesin e pesë shpenzuesve më të mëdhenj të transferimeve ndërkombëtare për herë të parë, duke shpenzuar një total prej 970 milionë dollarë në 2023, një rritje pothuajse 20-fish krahasuar me 50,4 milionë dollarë në 2022. – Klubet turke shpenzuan 260 milionë dollarë për transferime në vitin 2023 Klubet turke shpenzuan 260 milionë dollarë për transferimet e lojtarëve ndërkombëtarë vitin e kaluar, për t’u renditur në vendin e nëntë në listën e vendeve. Türkiye renditet e 14-ta me 161 milionë dollarë në mesin e vendeve që kanë fituar shumën më të lartë të të ardhurave nga transferimet në vitin 2023. Klubet turke renditen në vendin e 10-të në listë me 428 lojtarë të transferuar nga jashtë në vitin 2023 dhe në vendin e 15-të me 337 lojtarë të dërguar jashtë vendit. – Brazili vendi që eksporton më shumë lojtarë, Portugalia vendi që importon Teksa vendi që eksportoi më shumë futbollistë vitin e kaluar ishte Brazili me 1.217 transferime, vendi që mori më shumë futbollistë nga jashtë në vitin 2023 ishte Portugalia me 1.017 transferime. Numri më i madh i transferimeve nga një vend në tjetrin vitin e kaluar ishte 414 transferime, nga Brazili në Portugali.
Vendi | Harxhimet për transferime | |
1 | Anglia | 2,956 miliardë dollarë |
2 | Franca | 991 milionë dollarë |
3 | Arabia Saudite | 970 milionë dollarë |
4 | Gjermania | 850 milionë dollarë |
5 | Italia | 757 milionë dollarë |
6 | Spanja | 469 milionë dollarë |
7 | Holanda | 318 milionë dollarë |
8 | Portugalia | 269 milionë dollarë |
9 | Türkiye | 260 milionë dollarë |
10 | Belgjika | 241 milionë dollarë |