Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën shtatëmujore të vitit 2023, arritën në rreth 326.5 miliardë lekë, me një realizim në masën 91 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë ka rezultuar 4.6 % më i lartë ose rreth 14.2 miliardë lekë më shumë. Referuar raportit të publikuar nga Ministria e Fincancave dhe Ekonomisë mbi treguesit fiskal paraprak, në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për periudhën 7-mujore të vitit 2023 u realizuan në masën 46.8 % të planit vjetor. Shpenzimet korente dhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 97 % dhe 71.6 % të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 53 % dhe 29.5 % të tij. Shpenzimet korente për periudhën 7-mujore të vitit 2023 rezultuan në rreth 289.9 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, ky zë ka rezultuar 9.1 % më i lartë ose rreth 24.2 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet kapitale për periudhën 7-mujore të vitit 2023 paraqesin një realizim në masën rreth 36.5 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë rezulton 5.7 % më i ulët ose rreth 2.2 miliardë lekë më pak. atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on