Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIShpenzimet kapitale, 5 miliardë

Shpenzimet kapitale, 5 miliardë

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 8 mujore të vitit 2022, arritën në rreth 361.66 miliardë lekë, me një realizim në masën 96.6 % të planit të periudhës, ndërkohë që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar rreth 1.4 % më i lartë ose rreth 5.08 miliardë lekë. Referuar treguesve të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 8 mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 56.7 % të planit vjetor, sipas buxhetit të miratuar në fillim të viti dhe 54.7 % të planit vjetor sipas Aktit Normativ të miratuar në fund të muajit korrik. Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 8 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 98 % dhe 87.7 % të planit të periudhës. Në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 59.8 % dhe 35.5 % të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 60.1 % dhe 37.7 % të planit vjetor sipas Aktit Normativ të muajit korrik. Shpenzimet korente për periudhën 8 mujore të vitit 2022 rezultuan në rreth 303.4 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, ky zë ka rezultuar 2.7 % më i lartë ose rreth 8.03 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet kapitale për periudhën 8 mujore të vitit 2022 paraqesin një realizim në masën rreth 42.3 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ky zë rezulton 5.6 % më i ulët ose rreth 2.5 miliardë lekë më pak. https://ata.gov.al/2022/09/16/shpenzimet-kapitale-5-miliarde-me-pak-se-plani-deri-ne-fund-te-gushtit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments