Thursday, March 20, 2025
HomeSOCIALEShpallet i pafajshëm pas 48 vite në burg

Shpallet i pafajshëm pas 48 vite në burg

Gjykata konfirmoi se personi që kaloi gati 50 vjet burg në shtetin amerikan të Oklahomas dhe u lirua nga prokurorët në korrik nuk ishte fajtor. Gjyqtarja e Gjykatës së Qarkut në Oklahoma, Amy Palumbo vendosi se 71-vjeçari Glynn Simmons, i cili kaloi 48 vjet, 1 muaj e 18 ditë burg për akuzat e vrasjes dhe u lirua nga prokurorët pas aplikimit të avokatëve të tij, nuk ishte fajtor. Duke vlerësuar kundërshtimin e bërë nga avokatët e Simmons-it ndaj gjykatës pas lirimit të tij, Palumbo në vendimin e saj tha: “Gjykata jonë ka gjetur prova të qarta dhe bindëse se Simmons nuk e ka kryer krimin për të cilin është dënuar”. “Ky është një mësim për qëndrueshmëri dhe këmbëngulje”, tha Simmons në një konferencë për media pas vendimit të gjykatës. Glynn Simmons u dënua me vdekje në vitin 1975 për një incident vrasjeje së bashku me një person të quajtur Don Roberts në Luiziana në vitin 1974 ndërsa dënimi më vonë u ndryshua në burgim të përjetshëm. Roberts u lirua me kusht në vitin 2008 ndërsa Simmons u lirua në korrik pasi prokurorët e gjetën atë të pafajshëm. Simmons hyri në histori si i burgosuri që ka qëndruar më gjatë në burg “pafajësisht” në SHBA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ