Kombëtarja shqiptare U-21 do të njihet këtë të enjte me rivalët që do të ketë përballë në fazën kualifikuese të Kampionatit Europian 2025 për këtë grupmoshë. Shorti për këtë fazë do të hidhet më datën 2 shkurt në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, duke nisur nga ora 9:00 e mëngjesit. Në eliminatore do të marrin pjesë 53 vende, ndërsa Sllovakia do të kualifikohet direkt për në fazën finale si vendi pritës i këtij turneu. Skuadrat pjesëmarrëse në short do të jenë të ndara në 6 vazo, me renditjen e përcaktuar sipas koeficienteve të UEFA-s teksa do të kemi 7 grupe me nga 6 skuadra dhe dy grupe me nga 5 të tilla. Sipas kësaj renditjeje të UEFA-s, Shqipëria U-21 pozicionohet në vendin e 36-të dhe është vendosur në vazon e 4-t së bashku Bosnje-Hercegovinën, Bullgarinë, Hungarinë, Turqinë, Maqedoninë e Veriut, Uellsin, Bjellorusinë dhe Irlandën e Veriut. Nëntë skuadrat e renditura në vendet e para të grupeve në përfundim të fazës kualifikuese së bashku me tre vendet e dyta më të mira do të kalojnë direkt për në fazën finale të turneut. Ndërsa gjashtë vendet e tjera të dyta do të përballen në fazën play-off për të siguruar edhe tre biletat e fundit për finalen e turneut. Ndeshjet e fazës play-off do të luhen në datat 11-19 nëntor 2024. Pas shortit dhe zbardhjes së grupeve përfaqësuesit e FSHF-së do të ulen në diskutime me rivalët në këto kualifikuese për të përcaktuar datat, oraret dhe vendet ku do të luhen përballjet mes tyre. Sipas kalendarit të UEFA-s, ndeshjen e fazës kualifikuese të Kampionatit Europian U-21 do të nisin në datën 20 mars dhe do të përmbyllen më 15 tetor të 2024-s. Shqipëria U-21, që drejtohet nga trajneri Alban Bushi, duke pasur parasysh edhe përbërjen e skuadrës, ka synime për t’u kualifikuar për në fazën finale të turneut, ndonëse qëllimi kryesor i stafit teknik është të përgatisë sa më shumë lojtarë për Kombëtaren A. ATSH
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on