Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara në IQAir, Shkupi sërish radhitet në mesin e dhjetë qyteteve me ajrin më të ndotur në botë, respektivisht në vendin e dhjetë dhe bën pjesë në kategorinë e “pashëndetshme” me vlerë të Indeksit të Cilësisë së Ajrit (AQI) prej 156.
Nga vendet e rajonit, Sarajeva radhitet e treta me vlerë të AQI-së prej 225.
IQAir është një kompani teknologjike zvicerane që nxit individët, organizatat dhe qeveritë të përmirësojnë cilësinë e ajrit përmes informacionit dhe bashkëpunimit