Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALEShkodër, unifikim i korsive të biçikletave në dy rrugë të qytetit

Shkodër, unifikim i korsive të biçikletave në dy rrugë të qytetit

Në qytetin e Shkodrës, i njohur për traditën e përdorimit të biçikletave, bashkia po vijon punën për unifikimin e korsive të dedikuara për përdoruesit e tyre në dy rrugë. Sipas bashkisë, korsia përgjatë bulevardit “Zogu i Parë”, që vjen nga drejtimi Xhabije-Parrucë dhe që vijon tashmë deri në sheshin e Parrucës, do të lidhet me korsinë tjetër në rrugën “Daut Boriçi” (Ura Dervishbeg) drejt sheshit “Perash”. Bashkia e Shkodrës bën të ditur se sot, po punohet për vendosjen e trafikndarëseve plastike në pjesën e re të korsisë në sheshin e Parrucës. Mësohet se korsitë po pajisen me të gjithë elementet e duhur sinjalizues. Bashkia bën apel gjithashtu për bashkëpunim me qytetarët për zbatimin e këtij projekti. “Për realizimin e punimeve kërkohet edhe bashkëpunimi i qytetarëve me zhvendosjen e automjeteve dhe mos parkimin e tyre në zonën ku po punohet”, thekson bashkia. Në Shkodër biçikleta vazhdon të jetë një mjet lëvizjeje i preferuar dhe mjaft i përdorshëm nga qytetarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ